Babai i Rita Orës mbledh delegacionin e Kosovës në restorantin e tij

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 09:39 | Nga

Gjatë qëndrimit në Londër, delegacioni nga Kosova është duke shfrytëzuar kohë edhe për darka. Në një restaurant me pronar shqiptar, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe disa nga ministrat e Kosovës, janë parë të darkojnë së bashku.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka postuar një fotografi, 180 shkallë në llogarinë e tij, Facebook, ku shihet në një tavolinë së bashku me ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe Kryetarin e Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari.

Lladrovci në mbishkrimin e fotos ka shkruar, se pas një dite të suksesshme, darkë me protokollin në restorantin e familjes, Ora.

“Pas një dite të gjatë e të suksesshme, presim më të mirën nga udhëheqësit tanë, nga Londra, mysafir te Restoranti i Familjes Ora, darkë pa protokoll!”, ka shkruar Lladrovci.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke marr pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Londër.

Në takim me Presidentin e BERZH-it, kryeministri Haradinaj u shoqërua nga zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Babai i Rita Orës mbledh delegacionin e Kosovës në restorantin e tij [FOTO]

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme