Hoxha thekson nevojën për forcimin e rendit dhe ligjit

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 15:30 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot në një takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz – Gallucci, e shoqëruar nga Stephanie Lefeuvre, menaxhere e Projektit për efikasitetin e Drejtësisë.

Me këtë rast Gallucci përgëzoi ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe shfaqi përkrahjen e saj në përmbushjen e synimeve dhe detyrave të Ministrisë. Njëherësh, ajo e inkurajoi ministren në realizimin e objektivave dhe qëllimeve si dhe në tejkalimin e sfidave në lëmin e drejtësisë duke llogaritur në mbështetjen e plotë të zyrës, sipas një komunikate të lëshuar pas takimit.

Në takim, ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në sektorin e drejtësisë, duke theksuar nevojën për forcim dhe përkrahje të fushës së sundimit të rendit dhe ligjit.

Po ashtu, ajo vuri në pah rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies, rritjen e efikasitetit, dhe përgjegjshmërisë si faktorë kyç në rritjen dhe përmirësimin e punëve në sektorin e drejtësisë.

Ministrja Hoxha, kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë.

Vlerësim i përbashkët ishte se bashkëpunimi në sferën e infrastrukturës ligjore është tejet i rëndësishëm si në planifikimin e punëve dhe tejkalimin e sfidave.

unnamed (3)

Të ngjashme