Bekim Jashari: Masakra e Rrezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi e krimit dhe gjenocidit të Serbisë

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 12:09 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se masakra e Rezallës është shembull i sakrficës dhe dëshmi e krimit dhe gjenocidit të Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Ai këto komente i ka bërë gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në 21 vjetorin e maskarës së Rezallës.

“Masakra e Rezallës po ashtu është dëshmi e krimeve dhe gjenocidit që kriminelet serb bënë në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë. Fatkeqësisht familjarët e disa prej martirëve të rënë në masakrën e Rezallës përpos dhimbjes për humbjen e më të dashurve të tyre, ata kanë jetuar tash e 22 vite duke pritur gjetjen e trupave të martirëve të kësaj masakre”, deklaroi Jashari.

Jashari tutje bëri të ditur se në vazhdimësi si kryetar komune, është duke u angazhuar në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

“Si Kryetar i Komunës së Skenderajt, në vazhdimësi jam angazhuar në zbardhjen e fatit të të zhdukurve duke ngritur zërin dhe duke kërkuar nga institucionet tona dhe ato ndërkombëtare që të detyrojnë shtetin serb në gjetjen e varreve masive”, tha Jashari.

Jashari po ashtu u shpreh falënderues ndaj doktorit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili sipas tij po bënë punë të jashtëzakonshme për çështjen etë  pagjeturve të luftës në Kosovë.

Kryetari Jashari, bëri thirrje për unitet në mënyrë që kështu të ngritët shteti në vendin për të cilin edhe u flijuan dhe e ëndërruan dëshmorët.

“Të bëhemi bashkë që ta bëjmë shtetin tonë që rinia jonë të këtë punësim e mirëqenie dhe kështu ta duan këtë shtet për të jetuar në të, në vendin që më të dashurit tonë brez pas brez dhanë më të shtrenjtën jetë që ne sot të jetojmë të lirë”, tha Jashari.

Gjatë homazheve në këtë kompleks, në nderim të të rënëve Kryetari Jashari shoqëroi edhe  Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Edhe kryetari i fshatit të Rrezallës Muhamet Rrukolli, në këtë përvjetor tha se 22 vite më parë okupatori serb vrau e masakroi shqiptarët.

“Sot e 22 vite okupatori serb vrau e masakroi shumë martirë që sot po i nderojmë. Dihet qe familja më emblematike në popullin shqiptar, familja Jashari bëri sakrificë të madhe, por edhe Rrezallasit morën pushkën në dorë dhe u bashkuan kësaj lufte”, tha ai.

Homazhe kanë bërë edhe shumë qytetarë.

Më 5 mars 1999  në Rezallës të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.

Të ngjashme