Bekim Jashari zbulon një detaj interesant rreth emrit të Adem Jasharit, thotë se e kishte emrin Fazli

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 14:36 | Nga

Debati rreth datëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, ka vazhduar edhe sot.

Fillimisht ky debat u nxit pas një deklarate të analistit Nexhmedin Spahiu i cili tha se Adem Jashari nuk ka lindur më 28 nëntor por me 10 tetor.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bekim Jasharit, nipit të Adem Jasharit i cili publikoj një certifikatë nga koha e UNMIK-ut, ku shkruhej datëlindja e Adem Jasharit.

Së fundmi Bekim Jashari ka publikuar detaje tjera interesante, ku ka përmendur se Adem Jashari fillimisht e kishte pasur emrin Fazli.

Me këtë Jashari ka deklaruar se po e përmbyll këtë debat.

Postimi i plotë:

Po e përmbyll debatin e nisur dje nga ai, për të cilin nuk do të doja kurrë të jetë i shtyrë apo të ketë marrë porosi të caktuara nga dikush…

Kapakun po ia vëmë me shënime, më zyrtare të mundshme të Gjendjës Civile në Prekaz të Epërm, referuar Librit Amëz, në të cilin janë të dhënat zyrtare me data të lindjës dhe vdekjes së dëshmorëve dhe civilëve tjerë.

Sa për informatë, librat amëz janë kopje e origjinalit që i kishte marrë Serbia, dhe sipas ofiqarit në Prekaz, origjinali ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në dokumentet të paraqitura, shihet edhe një detaj, që mbase dikush nuk e ka ditur për emrin fillestar të Adem Jasharit. Gjyshi i tij, për të ripërtrirë emrin e babait të vet, ia kishte vënë emrin Fazli por që të gjithë në familje vetëm Adem e thërrisnin. Dhe tek pas disa viteve, prindërit e tij ia ndërrojnë emrin nga Fazli në Adem (Shih dokumentet e gjuhën serbe).

Fakte të tjera që dëshmojnë atë që dihet tashmë botërisht, e të cilën e kam paraqitur mbrëmë, nuk ka.

Të tillët e sojit të Nexhmiut, mund të kenë, por ato nuk janë fakte, por janë qellime të rrezikshme.

Po e përmbyll debatin e nisur dje nga ai, për të cilin nuk do të doja kurrë të jetë i shtyrë apo të ketë marrë porosi të…

Posted by Bekim Jashari on Sunday, August 19, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme