Beqaj premton buxhet për ndërmarrjet në përkrahje të ekosistemit dhe start up-eve

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 14:06 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar Qendrën Inovative të Kosovës (ICK), raporton Ekonomia Online.  

Ai tha se para implementimit të buxhetit duhet të bëhet plani për ndarjen buxhetore për start up-e ashtu që tu vihet në ndihmë edhe ndërmarrjeve.

“Jemi në fazën kur duhet ta implementojmë buxhetin që e kemi para vetes. Është diku mbi 6 milionë që shkon edhe në përkrahje të ekosistemit, por një pjesë e tyre të shkojë edhe tek start up-et. Një pjesë të mjeteve kemi menduar ta bisedojmë me juve për përkrahje të intershipeve që janë të nevojshme për këtë sektor. Kemi bë disa diskutime brenda ministrisë kemi mundësi të buxhetit dhe duhet me gjet mekanizmin qysh me e zbatu obligimet që duhet me i pasë ndërmarrjet që të jetë më e gjatë”, tha Beqaj.

“…Para pushimeve duhet me dhënë një format çfarë do shkojmë që ta bëjmë planifikimin e buxhetit. Në një kohë të caktuar duhet me u ulë për çështjen si ekosistem dhe për çështjen e domenit. Është shumë me rëndësi me pasë përkrahjen e ekosistemit”, tha ai, raporton EO.

Vjollca Cavolli, drejtoreshë e STIKK, tha se sektori i inovacionit po ngec për shkak se po mungon fuqia punëtore e shkathët.

“Mungesa e fuqisë punëtorë është faktor kyçe për zhvillim dhe arsyeja e lëvizjes së tyre është se nuk kemi numër të mjaftueshëm të shkathët të personave në këtë sektor. Krejt është mangësia e fuqisë punëtorë të shkathët”, u shpreh ajo, raporton EO.

Image may contain: 2 people, people sitting, screen and indoor
Lexo më shumë:

Të ngjashme