Berisha nga Kosharja: Sakrifica e të rënëve duhet të nderohet, është obligim i të gjithëve

Koshare | 09 Pri 2021 | 14:34 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një ndër komandantët e Betejës së Koshares, Hysen Berisha, rrëfeu për Ekonomia Online përjetimin e tij 22 vjet pas kësaj beteje.

Berisha tha se çdo vjet ndihet i emocionuar duke kujtuar me krenari dhe dhimbje luftën për liri dhe shokët e vrarë në këtë betejë.

Sipas tij, sakrifica e të rënëve duhet të nderohet, ngase siç thotë ai ky është obligim i të gjithëve.

“Çdo përvjetor ka përzierje emocionesh, ka krenari e dhimbje”.

“Jemi i vetmi faktor që unifikojmë për sakrificën dhe luftën e lirinë që sot e gëzojmë”.

“Sakrifica e tyre duhet nderuar. Obligohemi në ndërtimin dhe ruajtjen e vlerave për ata që kanë luftuar”, tha Berisha.

Të ngjashme