Berisha: Prokurorët e Speciales joprofesionalë – njëri nga ta e pranoi se për herë të parë interviston të dyshuar

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Avokati Besnik Berisha ka vlerësuar paraqitjen e sotme në Hagë të Presidentit Hashim Thaçi, për intervistim nga Prokuroria e Specializuar.

Ai thotë se i pari i vendit, po përballet me një proces që sipas tij ka nisur jo në rregull, njofton Klan Kosova.

Por Berisha potencon se me deklaratën e sotme të Presidentit Hashim Thaçi në Prokurorinë e Specializuar, nuk humb asgjë.

Megjithatë ai në Info Magazine hedh dyshime se Prokurorët e Hagës, nuk janë aspak profesionalë.

”Këta prokurorë, mos t’i presim në nocionin se janë prokurorë të Dhomave të Specializuara – ju sigurojë se nuk janë më të mirët e aq më pak nuk janë më me përvojën që e kanë”.

”Madje njëri thotë se ”për herë të parë unë marrë në pyetje një person të dyshuar””.

”Pra një prokuror që pret Kosova drejtësi, e bota – në Dhomat e Specializuara thotë se është hera e parë që unë kam shansin me intervistu një person të dyshuar në kapacitetin e të pandehurin”, thotë Berisha.

Të ngjashme