Bie ndjeshëm numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga Sars-Cov-2, në kuadër të klinikave Covid të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme.

Kështu thuhet raportin e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Nga raportimet përmbledhura të datës 12 maj 2021, në tërë ShSKUK-në, janë duke u trajtuar 361 pacientë nga Coronavirusi.

255 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 272 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë

12 prej tyre në gjendje të rënduar

109 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

129 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 70 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme