Bllokohen sheshet e Prishtinës, s’lejohet lëvizja e qytetarëve

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 09:27 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sheshet e Prishtinës janë mbyllur përkohësisht për qytetarët për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi, raporton Ekonomia Online.

Në sheshet “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, policia ka vendosur shirita duke pamundësuar lëvizjen.

Pjesëtarë të Policisë janë vendosur në sheshe për të ndaluar qytetarët që po kalojnë.

Lutfije Ternava, thotë se duhet të respektohen rekomandimet nga IKShP-ja dhe institucionet e vendit.

Megjithatë e mirëpret vendimin për mbylljen e shesheve për shkak të mos lëvizjes se qytetarëve, ajo bën apel që të respektohen rregullat në mënyrë që të tejkalohet sa më shpejt kjo situatë.

“Unë pas 20 ditësh dola sot për arsye se mu deshtë me nxjerr mjete financiare. Por nuk km dalë nga shtëpia hiq”.

“Po i respektoj në maksimum rregullat nga ekspert e institucionet sepse janë për të mirën tone. Andaj bëjë thirrje qe edhe qyetarët e tjerë të respektojnë rregullat e ta tejkalojmë këtë situate”.

Kurse, Mirishahe Sfishta po e kundërshton vendimin për mbylljen e shesheve pasi sipas saj, duhet të kalojë për shkaqe të punës.

“Nuk është e drejtë të mbyllen sepse ne duhet të dalim për puna, ka me kaluar na. Si e ka shkruar Zoti ashtu ka me u bë na nuk mundemi asgjë me bë”.

“As në luftë nuk u kanë kështu, bile në luftë kemi ikë dika, tash krejt mbyllur. Çdo ditë njerëzit vdesin, kjo është e varur prej Zoti e jo prej virusi”.

Ndërmjet shesheve Policia ka lërë korridoret e ndara për kalimin e qytetarëve.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu ka thënë se mbyllja e shesheve në Prishtinës është në kompetencë të Qeverisë.

“Mbyllja e shesheve është bërë me urdhër të Qeverisë së Kosovës. Ajo i merr këto vendime”, ka thënë shkurt ajo për Ekonomia Online.


Lexo më shumë:

Të ngjashme