Bytyqi në homazhe për Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashkë me personalitete të ndryshme të politikës, kanë bërë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, në nderim të dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Ai tha se këto homazhe u bënë për të kujtuar trimërinë dhe heroizmin e këtyre dy dëshmorëve.

Postimi i plotë i Bytyqit:

I nderuam sot Heroin e Kombit, gjeneral major Ilir Konushevci dhe Dëshmorin e Kombit, Dr. Hazir Malaj, të rënë heroikisht në altarin e lirisë!

Për nder të këtyre dy emrave të mëdhenj të historisë sonë më të re, bëmë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, e më pas u organizua Akademi Përkujtimore për të kujtuar trimërinë dhe heroizmin e Konushevcit dhe Malajt.

Lavdi për jetë e mot jetës dhe veprës së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme