Daut Haradinaj uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook iu uroi të gjithë̈ besimtarëve të fesë̈ islame, muajin e shenjtë të Ramazanit.

Haradinaj uroi që në këtë muaj të shenjtë të mbretërojë akoma më shumë ndjenja e humanizmit, dashuria e solidariteti në çdo familje, duke iu uruar të gjithëve agjërim sa më të lehtë.

‘Urime muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj që simbolizon mëshirë, sakrificë, solidaritet, paqe e begati’, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

besimtarë të besimit islam.

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj që simbolizon mëshirë, sakrificë, solidaritet, paqe e begati.

Uroj që në këtë muaj të mbretërojë akoma më shumë ndjenja e humanizmit, solidariteti e dashuria në çdo familje.

Agjërim të lehtë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme