Deputeti i LDK-së për “Columbianën” e Taynas: Këngë që promovon drogën

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, kërkoi të dihet se si është e mundur që legjislacioni të rregullojë transmetimin e klipeve ne televizione, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se janë këngë të cilat ndikojnë tek të rinjtë në përdorimin e narkotikëve, duke marrë shembull këngën “Columbiana” nga Tayna.

“Neve na bien faktikisht është një luftë kundër narkotikëve drogave por nëse na jemi në shpi edhe kemi fëmijë dhe lëshojmë televizorin dhe si ta lëshojmë televizorin kanë me qenë marihuana, heroina, kokaina në këngë dmth vazhdimisht columbiana, Doruntina Tayna janë këngë me promovim të drogave. Na po ja promovojmë fëmijëve Colombiana më e mirë Heroina. S’po di në cilin ligj mundet ndoshta tek censura, mediat”, tha Avdyli, raporton EO.

Të ngjashme