Diplomati i njohur e quan bombë lajmin për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Diplomati i njohur dhe ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale për presidentin, Hashim Thaçi, dhe për kreun e PDK’së, Kadri Veselin.

Bildt ka thënë se një zhvillim i tillë është një lajm bombë për gjithë Ballkanin.

“Kjo është një bombë për politikën e Kosovës dhe atë të Ballkanit”, ka thënë Bildt.

Thaçi, Veseli dhe disa të tjerë sipas aktakuzës janë të dyshuar për krime të ndryshme dhe për rreth 100 vrasje, përfshirë edhe vrasajet politike./Express/

Të ngjashme