Dita e Evropës i gjen të zhgënjyer qytetarët, nuk janë optimistë për liberalizim të vizave

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 13:35 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shënimi i Ditës se Evropës i gjen të zhgënjyer qytetarët e Prishtinës lidhur me liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

Disa nga qytetarët në Prishtinë shprehen skeptik se Kosova do të marr dritën e gjelbër sa i përket liberalizimit të vizave për një periudhë të shkurtë.

Qytetari Izet Zhuja tha për Ekonomia Online se Bashkimi Evropian ka vendosur padrejtësisht ndaj Kosovës për mos liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Evropa ka vendos, duket që ka vendos ndoshta padrejtë për neve, mirëpo ata i kanë qëndrimet e veta, njerëzit thonë se nuk po sillen ashtu si duhet, një pjesë e njerëzve tanë janë ka merren me gjëra të këqija dhe kështu që këto vende Franca dhe Danimarka duket se dojnë me na shty me zor që ne me u transformu”, u shpreh ai.

“Më së shumti i kemi vet fajet, pa i pasë ne vet fajet kurrkush nuk të tregon me gisht që je i keq, nëse je i keq tregon që je i keq dhe nëse je i mirë tregon se je i mirë”, tha qytetari.

No description available.

Edhe qytetari tjetër Shaqir Kastrati mendon se Evropa po gënjen dhe se nuk është optimist që mund të bëhet diçka në këtë drejtim.

“Valla hiç nuk jam optimist, Evropa po na rren, qeveria po na rren e tanë po na rrejnë. Veç i kemi çua duart. BE-ja i ka fajet”, tha ai.

Ndërsa, qytetari Riza thotë se shpreson që shumë shpejt Kosovës t’i hapen rrugët për integrim në familjen evropian, por thekson se kjo varet nga puna e institucioneve vendore.

“Shpresa është e madhe por varet krejt tash prej punës edhe atyre që e kanë përgjegjësinë, kështu që po shpresojmë”.

“Është goxha vështirë me mendua në atë kontekstin se kujt me ia hedhë fajin, por duhet me pasë të paktën një shpresë ose me pa një perspektivë se varet krejt ndryshimi edhe prej neve si popull që jemi, dhe jo vetëm prej politikanëve”, theksoi tutje ai.

No description available.

I vetmi shtet në Evropë që jemi të izoluar tha qytetari tjetër Petrit Gashi, i cili i zhgënjyer theksoi se edhe kjo ditë po i gjen prapë të izoluar.

“Jemi duke pritur që sa vite për këtë çështje, janë duke na thënë përmes deklaratave se sa herë festohet në Qeveri, por shpresojmë. Plus sot Dita e Evropës, kështu që jemi të vetmin në Evropë të izoluar e pa viza dhe nuk po e shoh të arsyeshme që nesër me pasë pushim”, tha qytetari Gashi.

No description available.

Të ngjashme