Djali sulmon fizikisht nënën e tij në Vushtrri

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti ka ndodhur më 4 janar, rreth orës 23:29.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme