Doktori i Mjekësisë Urgjente tregon gjendjen e të lënduarës: Nuk i kujtohet asgjë nga rasti

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e rrëzimit të një lisi në lagjen Pejton në Prishtinë.

Nga ky rast ka mbetur e lënduar edhe një grua e moshës 35 vjeçare.

Sipas mjekut kujdestar në Qendren e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë Shpend Rrustemi, të lënduares nuk i kujtohet asgjë nga rasti.

Rrustemi tha në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova se ajo i kishte thënë se krejt ajo se çka mban mend ishte momenti kur kishte dal nga puna.

“Gjatë bisedës me të asaj nuk iu ka kujtuar rasti si ka ndodhur dhe për viktimën nuk kishte asnjë njohuri. Ajo na ka thënë që “unë vetëm e di që kam dal prej punës dhe nuk e di se çka ka ndodhur më tutje” – tha Rrustemi.

N. Gj. është pranuar në spital me fraktura të shumta politraumë, por që gjendja e saj nuk është kërcënuese për jetën.

Të ngjashme