Dumoshi ndan mirënjohje për vullnetarët e vitit

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, ka ndarë mirënjohje për vullnetaret e vitit, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka inkurajuar të rinjtë që të bëjnë punë vullnetare. Me këtë rast, ajo tha se në Ligjin për Rininë puna vullnetare do të njihet si përvojë e punës.

Dumoshi më tej ka falënderuar UNICEF-un për bashkëpunimin në këtë fushë.

“Me UNICEF-in kemi një bashkëpunim shumëvjeçar dhe në krejt politikat programore kemi një ndihmë të madhe që UNICEF-i e bën në Kosovë”.

“UNICEF-i ka dhënë kontribut sidomos në pjesën e arsimit me programet e veta të shkëlqyeshme të cilat i dedikohen rinisë”.

“Humanitet që buron nga shpirti e zemra për të ndihmuar të tjerët. Ju do të shpërbleheni për punën tuaj. Sidomos për këtë vit që keni ndihmuar njerëz në nevojë”.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Shahin, tha se kanë të regjistruar 10 mijë vullnetarë, duke shuar se rinia duhet të jetë lidere për të bërë ndryshime në shoqëri.

“Ju përgëzoj për punën që po e bëni si ministre sidomos në agjendën rinore. Ka qenë kënaqësi me qenë pjesë e këtij rrugëtimi”.

“Unë konsideroj që rinia sot ka dëshirë të jetë pjesë e komunitetit, të jetë lider për të bërë ndryshimin në shoqëri”.

Të ngjashme