Dumoshi: Në Istog vitin tjetër do të investohen gjysmë milion euro

Istog | 15 Kor 2020 | 15:39 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me kryetarin e komunës së Istogut Haki Rugova kanë vizituar stadiumit “Demush Mavraj”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Dumoshi tha se mbështetje e MKRS-së për Istogun për vitin tjetër do të jetë gjysmë milion euro.  Ajo shtoi se do të investohet edhe në turizmin kulturor.

Kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova falënderoi ministren, duke shtuar se do të fillojnë me investimet për palestra sportive në Vrellë dhe Gurakoc.

Dumoshi e Rugova fillimisht kanë zhvilluar një takim në zyrën e këtij të fundit, kurse më pas do të vizitojnë edhe palestrën sportive në këtë qytet.

Të ngjashme