Dy të plagosurit nga tentim grabitja me armë të rënda janë në gjendje përgjithësisht stabile

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Dy të plagosurit në sulmin e sotëm me armë në tentim-grabitjen që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan, janë përgjithësisht në gjendje stabile.

Sipas mjekut kujdestar në emergjencë, Naser Syla, dy të plagosurit kanë plagë kryesisht në regjionin e gjoksit, njofton Klan Kosova.

Njëri i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike, ndërkaq tjetri jo dhe që të dy janë në gjendje stabile.

Të dy viktimat ishin punëtorë të kompanisë “Besa Security”, të cilët ishin duke transportuar një shumë parash kur u sulmuan nga dy persona që tani janë në arrati, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme