Dyshohet për mjet shpërthyes në Pejë

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e ka rrethuar hapësirën afër degës së TEB – Bankës, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë, ku po dyshohet për një mjet shpërthyes.

Lajmin për këtë ngjarje e konfirmuar togeri Fadil Gashi – zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.

“Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, në afërsi të Bankës TEB, në një parking policia është njoftuar për një çantë të dyshimtë.  E njëjta është tërhequr nga njësitë profesionale të deminimit. Tani po zhvillohen hetime dhe policia është në vendngjarje”, tha Gashi për “Radio 1”.

Të ngjashme