E ndiqte një grua deri te banesa e te puna, arrestohet prishtinasi

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim dhe posedim të substancave narkotike në Prishtinë.

Siç njofton Policia, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi e kishte përcjellur një femër deri te banesa e saj dhe në vendin e saj të punës.

Pasi është kapur i dyshuari, në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

Të ngjashme