Edhe Kosova hynë në vitin 2020, fillon festa

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 00:15 | Nga Ekonomia Online

Minutat e para të vitit 2020 kanë shënuar edhe fillimin e festës për ardhjen e vitit të ri 2020, raporton Ekonomia Online. Me fishekzjarrë festimet kanë nisur nëpër sheshet e kryeqytetit, por edhe nëpër qytetet e tjera.

Kurse Zelanda e Re dhe Australia kanë hyrë zyrtarisht në vitin 2020. Me shumë fishekzjarrë në Auckland, zelandezët e pritën vitin e ri, me shpresën se viti 2020 do të jetë më i qetë dhe pa ndonjë sulm terrorist.

Ndërsa në Sidnei, australianët dolën për të parë spektaklin me fishekzjarrë. Festimet nuk u ndalën edhe përkundër se ky shtet po përballet me krizën më të rëndë me zjarre në histori. Festë pati edhe në pjesët tjera të Australisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme