EULEX, apel grave: Bëhuni më të guximshme për ndryshime

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 10:27 | Nga

EULEX-i i është bashkuar njerëzve në mbarë botën në kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi për t’i kremtuar të arriturat e grave dhe duke e theksuar moton e këtij viti ‘Bëhu e guximshme për ndryshime’ ne i inkurajojmë ato të gjitha që të ndihmojnë në krijimin e një bote më të mirë të punës me përfshirje gjinore më të madhe”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga ky mision.

Si një mision për sundimin e ligjit, detyra kryesore e EULEX-it, thuhet se është fuqizimi i institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, duke siguruar përputhshmërinë me standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane.

“Perspektiva gjinore kërkon vëmendjen e udhëheqjes si dhe të secilit pjesëtar të personelit të Misionit. Për këtë ne e kemi ndërtuar strukturën e Pikave të Kontaktit për çështje Gjinore, si mekanizëm për ta përmirësuar punën tonë të përditshme në aspektet gjinore,” thotë Papadopoulou.

EULEX-i thotë se është plotësisht i përkushtuar që t’i përkrah edhe kolegët vendas në përmirësimin e barazisë gjinore, e cila është një prej kritereve të Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës.

“Janë shënuar përmirësime pozitive në qasjet ndaj grave në Kosovë dhe ekzistojnë iniciativa të shumta që merren me sensibilizimin lidhur me çështjet e barazisë gjinore në shtëpi dhe në jetën publike, siç është kuota prej 30% e pjesëmarrjes së femrave në parlamentin e Kosovës, sa për ta përmendur një shembull në këtë drejtim.

Megjithatë, duhet të bëhen edhe më tej përpjekje për të siguruar që gratë të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zotimi ynë është ‘Bëhu e guximshme për ndryshime’, ndërsa e pranojmë që të drejtat e gruas janë të drejta të njeriut, si dhe angazhohemi për të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, thuhet në komuikatën e EULEX-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme