Eurodeputeti Flenckenstein thotë se liberalizimi është afër, ndihet i turpëruar për shtyrjen

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 12:59 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Knut Flenckenstein, anëtar i Parlamentit Evropian tha se duhet shumë durim në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, raporton Ekonomia Online.

Por Fleckenstein në konferencën “Iniciativa e Dimensionit Social” (IDS) për Ballkanin Perëndimor “Mospërjashtimi i askujt në procesin e integrimeve te BE-së”, theksoi se Parlamenti Evropian është në anën e kosovarëve dhe se ata po i bëjnë presion atyre që ta shtyjnë përpara këtë çështje.

“Kur flasim për integrimin evropian, flasim për vlerat. Por ne disi e kemi shpërfillur dimensionin social të këtij procesi”, u shpreh ai.

“Nëse niveli social nuk përmirësohet atëherë gjendja do të jetë e vështirë. Nëse presim politikanët do të jeni të humbur këto procese duhet të zhvillohen paralelisht me shoqërinë civile”.

“Në Kosovë kemi hedhur një hap më tej se sa në vendet tjera. E di që di ju duhet shumë durim për procesin e liberalizimit të vizave, por PE-ja për herë të dytë ka dhënë një votë për dhe ndihemi të turpëruar që Këshilli ka shtyrë këtë çështje ne jemi në anën tuaj dhe ne po i bëjmë presion atyre që ta shtyjnë përpara këtë çështje, sepse ju e meritoni këtë ditë dhe kjo ditë është afër”.

Të ngjashme