Fajdet, ekonomia joformale dhe lojërat e fatit, objektiva të Prokurorisë dhe Policisë së Pejës

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur sot takim me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës,  kolonel Shaban Shala, shefin e sektorit rajonal të hetimeve, nënkolonelin Agron Hasanaj, shefin e sektorit të njësiteve kundër krimeve ekonomik dhe korrupsionit, major Zejnullah Surdullin  dhe hetuesit e njësitit të Pejës të NJHKEK.

Takimi i mbajtur me iniciativën e Kryeprokurorit Kurmehaj, kishte për qëllim hartimin e strategjisë se përbashkët dhe caktimin e objektivave për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.

Si konkluzione dhe objektiva kryesore  për strategjinë gjashtëmujor u caktuan luftimi i grupeve të fajdexhinjëve , ekonomia joformale dhe lojërat e fatit.  

Po ashtu, gjatë takimit u arrit dakordim se pas afatit gjashtë mujor të bëhet vlerësimi dhe analizimi i arritjeve të këtyre objektivave.

Gjithashtu u theksua se është i domosdoshëm edhe bashkëpunimi i qytetarëve, sidomos të dëmtuarve që t’i raportojnë rastet tek organet e ndjekjes për të  cilat kanë informacione rreth veprave penale të kësaj natyre.

Të ngjashme