“Faleminderit Kroaci”: Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Ngjyrat e flamurit të Kroacisë dhe mbishkrimi “Faleminderit Kroaci/Hvala Hrvatska”, kanë ndriçuar sonte ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Nëpërmjet ngjyrave ndriçuese, Qeveria e Republikës së Kosovës ka falënderuar Republikën e Kroacisë për ndihmën që ua dha bashkatdhetarëve tanë, pas aksidentit tragjik në afërsi të qytetit Slavonski Brod, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

Mirënjohje dhe respekt të veçantë Qeveria e Kosovës shprehë për Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe përkushtimin e tij personal për të ndihmuar bashkëqytetarët e lënduar dhe institucionet e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme me shtetin mik të Kroacisë, që e ka përkrahur shtetin tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Të ngjashme