Filloi asfaltimi i segmentit të pestë të rrugës Besi-Podujevë

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një komunikate ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i segmentit të pestë të rrugës Besi-Podujevë, i gjatë mbi 4.2 kilometra.

Komunikata e plotë:

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun e gjerë se të hënën ka filluar asfaltimi i segmentit të pestë të rrugës Besi-Podujevë, i gjatë mbi 4.2 kilometra dhe është pjesë e projektit “Zgjerimi i rrugës Nacionale N25, rreth rrotullimi Besi-Podujevë”.

MIT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shkak të pengesave që mund të hasin gjatë asfaltimit të këtij segment, i cili do të përfundojë gjatë ditëve në vijim.

Të ngjashme