Komuniteti LGBT ka mbajtur “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Me moton, “Për kon t’rreh zemra ”, pjesëtarët e komunitetit LGBT u mblodhën në në sheshin “Skënderbeu” për të marshuar drejt sheshit “Zahir Pajaziti”.
Para marshimit, organizatori i kësaj Parade, Liridon Veliu, tha se ky organizim është një shembull në rajon për shkak se prej organizimit të parë e deri më tash nuk ka pasur asnjë incident .
“Ajo çka kisha dashtë me cek është që Parada e Krenarisë në Prishtinë është shembull për rajonin se ne gjitha shtetet ka pasë incidente ose janë paradat e kufizime ka barrikada ndërsa në Prishtinë prej që kemi filluar në vitin 2017 nuk ka pasë asnjë incident. Edhe këtë vit ka me pasë shumë persona të rajonit që kanë me mbështet Paradën e Krenarisë në Prishtinë nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja. Po besojmë që edhe sivjet do të shkojë gjithçka në rregull”, tha ai.
Drejtori ekzekutiv i Organizatës CEL Kosova, Blert Morina, tha se ideja e këtij slogani erdhi pasi që çdokush e ka dikë që për të i rrah zemra.
“Është viti i tretë që po marshojmë për trajtim të barabartë, logoja e këtij vitit është për kënd të rrah zemra. Ideja e këtij slogani ka qenë sepse mendojmë që ndonjeri prej neve kemi diçka që i rreh zemra edhe kemi dashtë që gjithkush që e gjen veten në këtë slogan për çka që mundet me ju rreh zemra me qenë arsye e mjaftueshme me ju bashkëngjitë sot në shesh. Me qenë persona që besojnë që ndryshimi mundet me ndodhë, personat që munden me inicu në atë ndryshim. Të drejtat e komunitetit LGBTI janë të drejtat e njeriut, nuk duhemi me i vendos me një garë”, tha ai, raporton EO.
Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ishte aty për mbështetjen e “Paradës së Krenarisë”.
Ai tha së mbështetë të drejtat bazike dhe askush nuk duhet të frikësohet askush në Republikën e Kosovës për atë çka është jo vetëm në Republikën e Kosovës, por në të gjithë botë.
“Sot jemi këtu në “Paradën e Krenarisë” për të treguar mbështetjen tonë për të drejtat e njeriut sepse këto janë të drejta bazike, askush nuk duhet të frikësohet askush në Republikën e Kosovës për atë çka është jo vetëm në Republikën e Kosovës, por në të gjithë botë. Po e them edhe një herë paramendojeni veten për 364 ditë keni frikë për të treguar se kush jeni për shkak të stigmatizimit të sulmeve të cilat mund të bëhen verbale dhe pastaj një ditë e keni një paradë ne shesh ku tregoni në mënyre krenare se kush jeni. Dhe më thuani se a është e drejt kjo. Prandaj jemi këtu për të treguar mbështetjen që në Kosovë jemi të lirë”, tha ai, raporton EO.
Pas marshimit, koordinatori i CEL, Lend Mustafa, tha se dolëm në rrugë me shumë krenari për të tretën herë për të përkrahur këtë komunitet.
“Na rreh zemra që ju dëbuan nga familjet tuaja, për juve që çdo ditë përballeni me presion aty ku duhen me qenë më sigurt, na rreh zemra për tranzicion që është dashur me e mohu identitetin. Na rreh zemra për gratë lesbike biseksuale ,transgjinore. Na rreh zemra për personat LGBTI,rom, ashkali e egjiptian që me siguri mund të mendojnë që nuk po i sheh askush .Po ne jemi këtu për juve dhe bashkë kemi me ia dalë. Na rreh zemra për krejt juve që keni mendu të paktën një herë në jetë që kish me qenë ma mirë nëse nuk të kish rreh zemra”, tha ai, raporton EO.