Ka filluar protesta në sheshin e qytetit të Pejës, për të kundërshtuar projektin për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.
Në këtë protestë, qytetarët janë duke nënshkruar edhe një peticion për ta parandaluar ndërtimin e projektit në fjalë.
Edhe Komuna e Pejës së bashku me partitë opozitare janë deklaruar kundër këtij projekti, pasi që sipas tyre, ndërtimi i hidrocentraleve do ta shkatërronte lumin.