Fillon sot regjistrimi i votuesve jashtë vendit

Prishtinë | 10 Kor 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Sot, më 10 korrik ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale. Afati për aplikim përmbyllet më 18 gusht 2021.

“Gjatë kësaj periudhe 40 ditore, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Ekonomia Online.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së (www.kqz-ks.org) në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës.

Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor 2021.

Të ngjashme