Fillon zgjerimi i rrugës Gjilan – Bujanoc

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Sot fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës Gjilan – Bujanoc (nga rrethrrotullimi i fabrikës se baterive deri te kyçja e Autoudhës R 7.1).

Siç bën të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, rruga Gjilan – Bujanoc ka gjatësi mbi 2.9 kilometra dhe vlera e saj është mbi 2 milionë e 860 mijë euro.

Kjo rrugë do të bëhet me katër korsi, shtegun për këmbësorë dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse, përfshirë edhe ndriçimin.

Me këtë projekt do të zgjerohen dhe rregullohen edhe rrerrotullimet te kthesa e fshatit Shillovë, që është nyja e unazës se qytetit të Gjilanit, rrethrrotullimi në Shillovë dhe ai te kyçja e Autoudhës R7.1 te bunari i Përlepnicës.

Të ngjashme