Fjalët emocionuese të vajzës që humbi prindërit në aksidentin tragjik

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 14:38 | Nga

Aksidenti që ndodhi në rrethrrotullimin në hyrje të Prishtinës ishte tragjik për një familje nga komuna e Vitisë, e cila humbi katër familjarë, kurse një i ri po lufton ende për jetën.

Tashmë është mësuar se viktimat janë anëtarë të familjes Alidema nga Pozharani i Vitisë.

Sot janë publikuar edhe fotografi të njërit prej çifteve që humbi jetën në këtë aksident tragjikë e të cilët kishin ardhur për pushime nga Gjermania.

Ka qenë vajza e tyre e cila ka publikuar fotografi të prindërve të cilët i humbi në këtë aksident, shkruan Magazina.al

E.Alidemaj 53 vjeç dhe G. Alidemaj 53 vjeç, janë kujtuar me fjalë emocionuese nga vajza e tyre Kosovarja.

“Zoti ju shpërbleftë ne Xhenet Mami edhe Babi … ju dua deri ne fund” ka qenë fjalët emocionuese të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme