Flet avokati i Arben Ahmetit: Klienti im nuk ushtroi dhunë

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Arben Ahmeti, njëherit drejtori i Kanal10 është arrestuar gjatë ditës së djeshme, nën dyshimet për dhunë në familje.

Ahmeti është ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorit, pasi dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, pas një konflikti verbal.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha, i cili deklaroi se nuk bëhet fjalë për dhunë siç është raportuar, por për një mosmarrëveshje verbale çasti e pa asnjë kontakt fizik.

Të ngjashme