Fluturimet e Austrian Airlines nga ANP “Adem Jashari” po realizohen me ritëm të lartë

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Kompania Austrian Airlines e cila ka rikthyer fluturimet nga Vjena në Prishtinë, që nga data 1 gusht, është duke i realizuar ato me ritëm të lartë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara përmes një postimi në Facebook.

Ajo ju ka uruar mirëseardhje të gjithë udhëtarëve që vijnë nga Austria dhe vendet tjera.

Postimi i saj në Facebook:

Ju dëshirojmë mirëseardhje të gjithë udhëtarëve që vijnë nga Austria dhe destinacionet tjera anekënd botës!

Në vazhdimësi të realizimit të fluturimeve në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, është kënaqësi që Austrian Airlines i cili riktheu fluturimet për dhe nga Viena, nga data 01 Gusht 2020, është duke operuar me një ritëm të lartë, karakteristikë kjo e sezonës verore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme