Forumi “EverGREEN Kosovo”, bërlloku, ujërat e zeza dhe zjarret – probleme të komunave

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 12:23 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Let’s Do It” ka organizuar  Forumin “EverGREEN Kosovo”, në të cilin janë adresuar  dhe identifikuar sfidat mjedisore që shkaktojnë ngecje dhe pasoja socio-ekonomike në zhvillimin e një shteti, raporton EkonomiaOnline.

Në pjesën e dytë të këtij forumi u diskutua për rolin e komunave në ruajtjen e mjedisit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se problemi kryesor mjedisor mbeten lumenjtë.

Ai tha se edhe menaxhimi me mbeturina nuk është i duhuri.

“Jemi në të njëjtin bërllok ku për shkak të menaxhimit jo të mirë nuk e shoh ambientin e mirë. Ka miliona shishe të plastikes në lumenj,t sasia e pluhurit në tokë dhe ajër. Mungon një edukim më i madh për ruajtjen e pastërtisë. Ne kemi shembuj  të mirë te komuniteteve, por jo të institucioneve. Gjilani ka deponinë e madhe të mbeturinave. Ne nuk kemi borxhe, por s’kemi investime ashtu si është premtuar”, tha ai.

Ai tha se për të sanuar këtë gjendje qeveria duhet të ndërmarr hapa konkret, e jo të dënoi qytetarët.

“Qeveria duhet me ndërmarrë diçka duhet me largua kulturën e vjetër, duhet me gjet rrugë për menaxhimin e pastërtisë, duhet me vendos kulturë të re, e jo gjobat mandatore. Nuk i fajësoj asnjëherë qytetarët e fajësova individin,  nuk ka mund askushme gjoba mandatore me mbajt vendin të pastër’, tha Haziri..

Udhëheqësja e sektorit të mjedisit dhe menaxhimit të mbeturinave në Gjakovë, Albana Bakalli ka thënë se Komuna e Gjakovës ka organizuar disa gara që kanë arritur të jenë të suksesshme, ndërsa shtoi tutje se 20 nga 50 shkollat janë transformuar plotësisht.

“Shkollat kanë befasuar ku prej 50 shkollave 20 janë tranformu gjithashtu dje lagjet në fshatra më shumë. Kemi kërkuar nga GIZ-i ta na ndihmojë me kontejner. Kjo do të vazhdojë, kanë filluar edhe nxënësit të vetëdijesohen që mjedisi është krejt çka kemi. Si sfidë e kemi pas kompanitë pasi ka mjete te pakta kjo kompani veç ka filluar me i marr disa pajisje. Komuna e Gjakovës ka planifikua furnizim me kontejner ta shtrijë mbulueshmerinë në tërë komunën”, tha ajo.

Ndërsa Kryetari i Vitis Sokol Haliti, ka thënë se mjedisi mbetet problem global, ndërsa ka shtuar tutje se sfida kryesore mbetet djegia e pyjeve.

“Vitia këto vitet e fundit i ka shpallur vite të mjedisi. Ne kemi bërë edhe plan operacional, fushatë vetëdijesuese në shkolla dhe projekte të tjera. Ne s’kemi probleme te mbeturinave të  amvisërisë, por edhe mbeturina të ngurta. Ne kemi një shkatërrim të ambientit pas luftës në kuadër të kësaj kemi shpallë edhe vit të pyjeve. Neve na duhet me i ruajt ujërat. Ne kemi dy lumenj por që kemi filluar tash me i punuar. Nëse ne e pastrojmë mjedisin, duhet të mbjellim drunj. Ne kemi sfida me zjarret kemi pas me masivitet dje kjo është shqetësuese”, tha ai.

 Dejan Jovanovic, drejror i urbanizmit dhe mbrojtjes së mjedisit në Komunën e Graçanicës ka thënë se  niveli i mjedisit nuk është i mirë në këtë komunë, ndërsa theksoi se problemet kryesore mbeten mbetjet e minierës Trepça dhe ajo e ujërave të zeza.

“Mbrojtja e mjedisit nuk është në nivel të kënaqshëm ne Graçanicë ekzistojnë një varg problemesh dhe ndotës. Ne si komunë përpiqemi maksimalisht të mbrojmë mjedisin ku edhe çdo vit shënojmë te dhënat. Mbajmë ligjërata nëpër shkolla marrim aksione të pastrimit. Meqë kemi 4 lumenj ia kemi dalë mbanë t’i pastrojmë”, tha ai.

Nënkryetarja e Komunës së Prizrenit për komunitete pakicë Memuna  Ajdini tha se kjo komunë është ndër më të pastrat, ndërsa shtoi tutje se dënimet sa i përket ndotjes së mjedisit po funksionojnë.

Edhe unë personalisht dhe me organizatat kemi arritur rezultate. Është nderë te jem pjesë e qytetit më të pastër në Kosovë. Qyteti i Prizrenit i kushton vëmendje ruajtjes së mjedisit. Sa i përket zbatimit dhe ruajtjes ne punojmë në stragjinë e ruajtjes së mjedisit për 6 muaj kemi pastruar 600 tonë te mbetjes inerte të ngurta. Kemi punuar edhe në përmirësimin e mjedisit, kemi marrë pjesë në mbjelljen e drunjve 2500 fidanë të reja po punojmë që ky numër të rritet dhe ata qe krijojnë deponi te jashtëligjshme të dënohen”, tha ajo.

Arianit Blakaj, nga Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, përmendi disa nga aktivitetet që kanë investuar për të ruajtur mjedisin në Kosovë, ndërto përmendi edhe autobuswt e rinj nw Prishtinw.

“Ndër projektet e para ka qenë transporti urban në komunën e Prishtinës. Kemi financua në planin e qëndrueshëm të moblitetit, pastaj jemi dakorduar për infrastrukturën 100 milionë euro. Ne kemi avancuar dy projekte për ujërat e zeza ne Gjilan dhe Mitrovicë që përfshinë një pjesë komunën e Vushtrrisë. Kemi filluar një projekte të ri që quhet “shtetet e gjelbra”. I tërë ky investim 7 milion euro”, tha ai.

Të ngjashme