Fshati Hade në gjendje kaotike, banorëve u rrezikohet jeta

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 13:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zona e Hades që prej vitit 2014 është shpallur zonë e interesit të veçantë,  por që nga ky vit banorët e fshatit të Hades së Komunës së Obiliqit janë të trajtuar keq dhe nuk është ndërmarrë asgjë për zhvendosjen e tyre.

Prej këtij viti nuk ka infrastrukturë të mirë në Hade, as nuk ka transport, ndërsa banorët janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të rënda nga ndotja e ajrit dhe janë të ekspozuar ndaj zhurmave.

Kështu u tha në Komisionin Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor i cili ka shqyrtuar iniciativën e organizatës FIQ për mbajtjen e një takimi të përbashkët rreth zhvendosjes së banorëve të Hades.

Kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, kërkoi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), që të trajtojë këtë problem të banorëve të Hades, sepse ka probleme të mëdha të infrastrukturës, të shëndetit të qytetarëve të cilët janë të rrezikuar të marrin edhe sëmundje të rënda siç është kanceri, nga ndotja e ajrit dhe ambientit.

Ai tha se nuk ka një planifikim afatgjatë për zhvendosjen e banorëve duke e bërë fajtor KEK-un ndaj dëmeve që i ka shkaktuar qytetarëve me theks të veçantë drejtorin e KEK-ut Arben Gjuka.

Ndërsa sekretari i MMPH, Arben Çitaku tha se ministria e ka planin hapësinor për zgjidhjen e problemit të lagjes së re.

Për gjendjen e rëndë të Hades foli edhe Agim Vreniqi, banor i  Hades, i cili tha se gjendja në këtë fshat është kaotike, alarmante dhe shumë e rëndë.

Të ngjashme