Ligji ia mundëson Obiliqit mbi 4 milionë € shtesë, projektet po realizohen sipas planit

Obiliq | 26 Tet 2020 | 08:10 | Nga Resmije Ballazhi-Jahiri Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse buxheti është shkurtuar për komunat në përgjithësi, Obiliqi nuk do ta ketë një problem të tillë, pasi që kjo komunë për shkak të implementimit të ligjit i mundësohen edhe mbi 4 milionë euro shtesë.

Këtë e ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

“Obiliqi, fatmirësisht e ka një ngritje të mirë sa i përket buxhetit për investime kapitale, duke i’u falënderuar implementimit të ligjit për Obiliqin që e trajton në mënyrë të veçantë, në vitin e ardhshëm do t’i kemi diku rreth 4 milionë e 600 mijë euro të hyra nga  tatimet, 20 % që kjo do të na ndihmojë shumë në komunën tonë”.

Gashi ka sqaruar edhe për masat e marrë në kuadër të menaxhimit të pandemisë, duke përmendur lirimin e bizneseve nga taksat komunale.

Sipas tij, komuna nuk ka mbetur shumë mbrapa rreth impelmentint të projekteve të cilët i kanë pasur të planifikuara.

Intervista e plotë:

EO: Si po menaxhohet situata me pandeminë̈ në komunën e Obiliqit?

Gashi: Në komunën tonë deri më tani janë 421 teste që janë realizuar dhe 210 kanë  rezultuar pozitiv, 294 janë shëruar dy raste i kemi aktive dhe fatkeqësisht 14 kanë ndërruar jetë. Ka qenë jashtëzakonisht një organizim i mirëfilltë, duke i’u falënderuar edhe në këtë rast qytetarëve që kanë qenë të  kujdesshëm dhe shëndetësinë, policinë dhe po ashtu edhe të gjitha drejtoritë që kanë qenë aktive gjatë gjithë kohës dhe kanë koordinuar  punën me shtabin emergjent. Gjithashtu, Kuvendi, jemi një ndër komunat e para që kemi nxjerrë një vendim që t’i ndihmojmë të gjitha rastet që kanë nevojë, pako ushqimore, janë shpërndarë mbi 5 mijë e 800 pako ushqimore deri më tani dhe  po rijmë në koordinim në vazhdimësi edhe tani për të gjithë ata që kanë nevojë të ndihmohen edhe me pako edhe me medikamente të jemi pranë tyre. Kjo ka ndodhur në tërë territorin e Kosovës dhe jemi munduar në vazhdimësi që të jemi pranë bizneseve dhe 270 biznese janë liruar nga taksa komunale dhe tani, kemi marr një  fond nga ministria e Pushtetit Lokal, e cila dedikohet për Covid, ku ne tani jemi duke bërë një ndarje prej 130 mijë euro që do të ndahen për biznese të  vogla dhe të mesme dhe 90 mijë euro ndahen për shëndetësi, për pajisje mbrojtëse duke përfshirë edhe dezinfektues, maska etj. Janë ndarë rreth 70 mijë euro për sektorin e  bujqësisë që t’i ndihmojmë për shkak të situatës që është krijuar.

EO: Sa ka ndikuar pandemia në realizmin e projekteve këtë vit?

Gashi: Është normale, ka ndikuar shumë sepse të gjitha projektet  në  të gjitha komunat kanë filluar nga maji që në fakt, ishte dashur që të fillojnë nga marsi,  por për shkak të pandemisë janë shtyrë në komunën tonë, jemi në proces të përmbylljes së projekteve dhe nuk ka ndonjë kompani që  ka paraqitur ndonjë shqetësim që janë masë të prekur nga Covidi dhe projektet po realizohen.

EO: Buxheti për vitin e ardhshëm sa i përmbush kërkesat e qytetarëve?

Gashi: Obiliqi, fatmirësisht e ka një ngritje të mirë sa i përket  buxhetit për investime kapitale, duke i’u falënderuar implementimit të ligjit për Obiliqin që e trajton në mënyrë të veçantë, ne vitin e ardhshëm do ti kemi diku rreth 4 milion e 600 mijë euro të hyra nga  tantiema, 20%-i tantiemës që kjo do të na  ndihmojë shumë në komunë tonë dhe për dallim nga viti 2015 për shembull sa ka qenë buxheti në total 4 milion e 700 mijë tani për vitin e ardhshëm është rreth 11 milionë euro dhe jemi munduar që bashkërisht me qytetarë sepse edhe motoja jonë është Bashkërisht t’i përzgjedhim edhe projektet,  bashkë ti realizojmë dhe bashkë ti gëzojmë ato. Janë zhvilluar edhe përkundër rrethanave që janë krijuar për shkak të Covid-it, takimet e ndryshme me qytetarët dhe shoqëritë civile më pastaj  me deputet kanë sjellë të gjitha idetë dhe përfundimisht i kemi  përmbyllur në një buxhet që do të  fillojë realizimin e vitit të ardhshëm. Është fatmirësi se nga 21 deputetë që ishin në kuvend 18 kanë votuar pro dhe dy kundër dhe një abstenim. Kjo nënkupton që buxheti i  planifikuar për vitin e ardhëm është mirë i konsoliduar edhe me Kuvendin edhe me qytetarët.

EO: Opozita në këtë komunë ka vlerësuar si ky buxhet nuk përmbush pritjet e qytetarëve, cili është komenti juaj për këtë?

Gashi: Fatmirësisht, të gjithë deputetet e kanë pasur të drejtën e tyre që të sjellin  projekte nga vendet ku ata vijnë dhe propozimet e tyre kanë pasur mundësi,  ku kemi pasur grupe punues ku kanë qenë të përfshira edhe PDK-ja, LDK-ja, NISMA në përjashtim të VV-së që nuk kanë marrë pjesë dhe bashkërisht e kemi bërë buxhetin.

EO: Cilat prioritet për vitin e ardhshëm?

Gashi: Kemi shumë prioritete në vitin e ardhshëm, përmenda buxhetin, përveç asaj ne kemi bashkëpunim kemi filluar të koordinohemi edhe me KEK-un, pritet që do të ketë projekte ambientale, në veçanti vlen  të theksohet që me Bankën Botërore që është duke u punuar një projekt 25-30 milion dollarë që do të përfshijë komunën e Obiliqit dhe të Fushë Kosovës, largimi i rrethojës që është në përmbyllje të një memorandumi në KEK-un që hyrja e Obiliqit të zgjerohet dhe të krijohet  mundësia edhe për biçikleta dhe shëtitoret. Gjithashtu KEK-u ka marr obligim që të fillojë me ndërtimin e brezit të gjelbra që nënkupton bankinën për parandalimin e zhurmave dhe thërrmijave të pluhurit. Projekte madhore pastaj, do të jenë edhe  Sheshi Adem Preniqi, ku do të fillojë këtë vit dhe shpresoj që gjatë këtij muaji të fillojë dhe do të mbyllet në vitin e ardhshëm. Është nxehja qendrore, një projekt po ashtu që do të fillojë këtë vit dhe do  të përmbyllet vitin e ardhshëm dhe ka projekte të tjera që është Laboratori, ku është  paraparë një laborator që do të merret me matjen e ajrit, tokës, ujit, ka projekte të infrastrukturës, fusha sportive do të kompletohen, salla  të Edukatës Fizike. Janë disa projekte  të rëndësishme dhe domethënëse  edhe për vetë  qytetarët që do të bëhet edhe më lehtë jeta e tyre mirëpo do të ketë hapësira edhe për relaksim.

EO: Sa po zbatohet ligji për Obiliqin?

Gashi: Mirë po momentin aktual, deri sa janë duke marrë tantiemën jemi  duke bërë përpjekje maksimale që  edhe rregullorja për çështjen e energjisë elektrike të implementohet. Shpresoj që të rregullohet tani edhe me konkursin e  KEK-ut, që të ketë parasysh  që të gjithë qytetarët e Obiliqit të cilët janë më gjatë se pesë vite banorë të komunës sonë të kenë  në kushte të barabarta prioritet, pastaj është  çështja e nxehjes që e përmenda një projekt që do të zbutë ndotjen e  ambientit dhe po shpresoj që jemi duke punuar edhe në drejtim të shëndetësisë që të ketë mundësi më shumë për mjek, pulmolog që të tejkalojë përmasat e QKMF-së ku e kemi edhe buxhetin dhe e kemi mundësinë me ndërmarrë masa parandaluese apo edhe hulumtimin në këtë drejtim të sëmundjeve të ndryshme që mund të vijnë  nga ndotja e ajrit.

EO: A jeni të kënaqur me projektet e parapara për investime në komunën  e juaj nga niveli qendror?

Gashi: Po, të themi  të drejtën. Unë jam në vitin e shtatë që jam kryetar dhe në vazhdimësi  ne kemi pasur përfitime duke u bazuar në kërkesat e arsyeshme  që i kemi pasur për projektet e ndryshme. Kemi  pasur  mbështetje nga secila qeveri që ka qenë në pushtet.

EO: A do të kandidoni edhe për një mandat?

Gashi: Është ende herët me e thënë, ne kemi filluar me takimet që i kemi në qendër të Aleancës dhe dega  ka propozuar që unë të jem prapë kandiat, por kjo mbetet të shqyrtohet.

Të ngjashme