Geci: Disa në Kryesinë e LDK-së donin që ne të luftonim me Veselin, Haradinajn…

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 11:51 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur përkrahjen e vëllezërve Geci të Skenderajt.

Ish deputeti Gani Geci në një postim në Facebook, ka shkruar se vëllezërit Geci tash së fundmi i kanë mësuar dëshirat e disa anëtarëve të Kryesisë së LDK-së.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

“Ne Vllezrit Geci tashë se fundmi i kemi mësuar Dëshirat e disa antarve te Kryesis së LDK-ës e ato ishin:

Qe ne Vllezrit Geci te luftojmë me Ramushë Haradinajn dhe AAK-en ,me Kadri Veselin dhe PDK -en me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen ,me Hashim Thaqin e me Rexhep Selimi dhe me Behgjet Pacollin dhe AKR -en.

E tani me ardhë ne pushtet Isa Mistqfa ,Ismet Beqiri ,Agim Veliu ,Naser Osmani e Armend Zemaj .

E ne vllezerve Geci kur të vin kta ne pushtet me na qu ne Dyzë.

E jo ma ska ma ashtu .!

Tashë e tutje sa here që kta benë kualicione për interesa te ngushta me të apostrofuarit edhe ne do bējmë kualicione pēr intetesa tona familjare” (sic.), ka shkruar Geci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme