Gjendet i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i vdekur në një pusetë në oborrin e tij në Vushtrri.

Për përmbysjen e tij në pusetë, është raportuar në polici nga një familjare e të ndjerit.

Pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku edhe vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion

“Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme