Gjendja e gazetarëve shqetësuese, premtohet mbështetje institucionale

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 12:35 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokraci Plus në bashkëpunim me Insajderin kanë tryezë diskutimi rreth sigurisë së gazetarëve dhe hapave institucionalë që po ndërmerren në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave që kërcënojnë apo sulmojnë gazetarët gjatë kryerjes së punës së tyre.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve, në Kosovë gjatë vitit 2017 janë regjistruar 38 raste të sulmeve dhe kërcënimeve të gazetarëve, shifër kjo e cila është konsideruar në rritje krahasuar me vitet e kaluara.

Ministri i Drejtësisë, Ablerad Tahiri tha se do të jetë partner për të luftuar ata që cenojnë lirinë e shprehjes, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, produkti i një gazetari të lirë dhe të pa penguar në ushtrimin e profesioni është kontribut i rëndësishëm në demokracinë së një vendi.

“Jemi të vetëdijshëm që ka ende hapësirë për përmirësim të kësaj gjendje, por jam i sigurt që institucionet e Kosovës jemi në rrugë të drejtë, në rrugë të mirë për të siguruar edhe infrastrukturë ligjore edhe mbrojtje të duhur për lirin e shprehjes. Produkti i një gazetari të lirë dhe i pa penguar në ushtrimin e profesioni është kontribut i rëndësishëm në sundimin e demokracisë së një vendi”.

“Natyrisht jo gjithmonë gjërat kanë shkuar si duhet, ka pasur raste kur fjala e lirë ka qenë pengesë për shkelësit e ligjit dhe si pasojë është cenuar nga integriteti dhe siguria e gazetarëve. Si ministër do të punojmë bashkërisht aty ku mundemi në kuadër të kapaciteteve të mija ta plotësojmë infrastrukturën ligjore, të bëjmë fushat në opinionin publik që në një asnjë rrethanë liria e shprehjes dhe puna e gazetarëve sa më pak të pengohet”, tha ai

Prokurori përgjegjës për rastet e gazetarëve, Besim Kelmendi tha se është një situatë jo e mirë e gazetarëve që nga paslufta.

“Vitin e kaluar kemi pasur disa takime fillimisht kryeprokurori i shtetit e pastaj edhe unë me Agjencionin e gazetarëve të Kosovës dhe me secilin gazetarë që ka pasur nevojë. Prej momentit që unë jam caktuar si koordinator kam kërkuar që të caktohen koordinatorët në secilën prokurori themelore dhe ga secili prokuror që është caktuar në pozitën e tillë km kërkuar që të merret personalisht me secilin rast të dhunës ndaj gazetarëve. Kur e kam marr këtë pozitë kam kërkuar që të kem një data-bazë të të dhënave se ku është situata e gazetarëve në Kosovë sa i përket dhunës ndaj tyre”, tha ai.

Isuf Zejna menaxher i programit  Demokracia+ tha se arsyeja e këtij takimi është trendi i rritjes së sulmeve.

“Arsyeja pse D+ dhe Insajderi e kanë organizuar këtë takim si dhe që të merren më seriozisht me çështjen e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë  së shprehjes është fakti që kemi një trend të rritjes së sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Sikur edhe e dini, liria e shprehjes paraqet themelet e çdo demokracie atë se çfarë edhe Kosova synon të jetë”, tha ai.

Petrit Çollaku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se gazetarët në gjithë Ballkanin Perëndimor e sidomos ata hulumtues janë viktima të brutalitetit

“Lloji varet prej shtetit në shtet natyrisht që situata në rajon duket dukshëm më keq se në Kosovë, por nuk e bënë këtë të jemi të kënaqshëm. Liria e medieve është duke u cenuar për çdo ditë, gazetaria hulumtuese sulmohet çdo ditë dhe këto tri vite që ka filluar Asociacioni të punojë jemi munduar të bëjmë diçka në sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Të ngjashme