Limaj: Të bëhemi bashkë për rritur cilësinë në arsim

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 14:47 | Nga Donika Osmani

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka thënë se gjendja në arsim nuk është e mirë, prandaj edhe ka ftuar pozitë e opozitë që të gjithë të bëhen bashkë dhe të kontribuojnë për të përmirësuar cilësinë e arsimit.

Këto komente ai i bëri në sencën e Kuvendit, ku po diskutohet për përjashtimin e Kosovës nga EQAR, raporton Ekonomia Online.

“Debati i thirrur është njoftuar, dhe tema që po flasim për arsimin do të jetë temë e përhershme në parlamentin e Kosovës. Në përgjithësi pavarësisht këndvështrimeve pajohemi që arsimi në vendin tonë është keq. nëse kemi qëllim në vete për të bërë më gisht tek dikush, mund të arrijmë aty por mbesim në konstatim. Nuk mund as një ministër pa angazhimin e përbashkët si parlament të kontribuojmë për gjendjen në arsim”.

“Shqetësimet për përjashtimin nga EQAR, po kapemi më tepër me një pasojë që mund të duket e frikshme, e keqe. Po themi se përjashtimi do të ketë vështirësi për rrugën e studentëve”.

“U fol për depolitizim ma merr mendja që është kohë të u japim hapësirë njerëzve të zanatit pa dallim në parti politike. Le të na shërbejë kjo seancë për të reflektuar. Kjo që ka ndodh kohët e fundit nuk i shkon grupeve parlamentare që sjellin informacione të gabuara. Unë ju ftoj të ulemi bashkë që t’i bëjmë hapat e nevojshëm për përmirësimin e kësaj gjendje”.

Të ngjashme