Gjendja e objekteve të braktisura e rëndë, ministria thotë se nuk ka financa për trajtimin e tyre

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Objektet e pashfrytëzuara, një pjesë e të cilave janë edhe pjesë e trashëgimisë kulturore, janë në gjendje të rëndë, dhe mungesa financiare është një nga arsyet që këto objekte nuk po mund të mirëmbahen, raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në debatin e organizuar  nga fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” me temën “Gjendja e hapësirave të braktisura”.

Zëvendësministër i Kulturës Engelbert Zefaj ka thënë se objektet e pa shfrytëzuara gjenden në tërë Kosovën.

Ai ka thënë se këto objekte nuk mund të mbulohen ashtu siç duhet, por ai thekson se problem është edhe ana financiare.

“Objektet e pa shfrytëzuara janë gjithandej në Kosovë, dhe e dimë qe gjendja e tyre mund të jetë më edikase. Ministria e Kulturës kujdeset për këtë problem, por këto objekte nuk është që mund të mbulohen ashtu siç duhet, por problemi i parë janë financat. Trajtimi i këtyre objekteve nisen nga ministria por edhe nga komunat se kryetarët e komunave në bashkëpunim me qytetarët arrijnë me i identifikuar, pastaj me e gjet mënyrën se si të kujdesen për ato.”

Sali Shoshi, drejtor i organizatës CHëB ka shtuar se trashëgimia kulturore në Kosovë është e braktisur.

“Komplet Trashëgimia Kulturore në Kosovë është e braktisur, dhe nuk kemi asnjë plan menaxhimit të lokaliteteve të trashëgimisë, sepse shohim Ulpianën e ka funksionin krejt të pjesshëm . Sfida është se si ato t’i funksionalizojmë dhe ka plot shembuj të mirë edhe jashtë edhe këtu”

Ervina Halili, projekti “Rilindja” ka thënë se këto objekte janë shumë me rëndësi për historinë e kombit.

“Objekti i rilindjes nuk është i braktisur tash më, rilindja si objekt ndahet në dy departamente. Problemi është që çka ndodh me objektet të cilat brenda vetës së tyre kanë disa asete të cilat janë shumë të rëndësishme për historinë e një kombi”, tha ajo.

Të ngjashme