Gjonaj: Serbët që kryen krime duhet t’i dënojë drejtësia dhe Zoti

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 15:00 | Nga Emine Shehu

Asamblisti në New York, Mark Gjonaj, bashkë me pjesëtarët e tjerë të Batalionit “Atlantiku” janë paraqitur për herë të fundit para medieve në përmbyllje të vizitës së tyre në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Gjonaj përsëriti se ata që bënë krime luftë duhet të dënohen derisa kujtoi rrugën që kishte marrë Batalioni për në luftën në Kosovë.

“Ky udhëtim ka qenë shumë emocional për mua, ndjenja krenarie, dhimbjeje, mllef etj. Jam i lumtur që jam ftuar ta shpreh këtë ndjenjë. Historia do të shkruajë për atë që janë heronj. Jemi këtu për të nderuar ata që vënë gjithçka tjetër para vetes. Kjo ka qenë një luftë që disa kanë dhënë më pak e disa i dhanë të gjitha, duke paguar edhe me jetë. Është nga mëshira e zotit që ky grup, Batalioni “Atlantiku” ka mbijetuar. Kur kujtoj historitë që kanë ndodhur, kur burra e gra gjetën kurajën është një gjë e mrekullueshme, duke humbur edhe nga njerëzit e vet. Kur mijëra njerëz u larguan nga vendi i tyre, duke ikur prej armiqve, ky grup vrapoi drejt rrezikut”, tha ai.

Ai e quajti inspirim pjesëmarrjen në luftë e të vetmes grua në këtë Batalion.

“Ata shërbyen edhe me anëtarë të familjes së tyre. Anëtarë të familjes që çdo ditë nuk e dinin se a jetonin apo jo. Por një nga anëtarët që qëndroi para dhe inspiroi të gjithë. Një vajzë 16 vjeçare ishte gati të merrte armët dhe të luftonte armikun. Ajo ishte Linda Muriqi . Mirëpo lufta nuk ka përfunduar, lufta vazhdon, njerëzit tanë kanë nevojën për ndihmën tonë. Për të riorganizuar, për ta bërë prioritet dhe për të luftuar për të ardhmen e shqiptarëve dhe të Kosovës. Qëndroj para jush duke pyetur shqiptarët kudo që janë që të marrin pjesë në shoqëri dhe të luftojnë për vendin e tyre në të ardhmen”, tha ai.

Ai tha se Kosova duhet të sjellë drejtësi  dhe kriminelët serbë të përgjigjen për krimet dhe vuajtjet e dhimbjet që shkaktuan.

“…Ne fillojmë me diçka të vogël si bojkotim i produkteve të tyre dhe arrijmë deri të zënia e kriminelëve serbë. Barbarët serbë kriminelë do të përgjigjen për dhimbjen dhe vuajtjen që shkaktuan. Serbët duhet të dalin para drejtësisë për krimet e bëra në luftë, kurse në botën tjetër do të dënohen nga Zoti “, tha Gjonaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme