Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Prokurorisë për të akuzuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur të premten në çështjen penale kundër të pandehurit A.M., për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës se Apelit – Departamenti Special APS.nr.7/2019 e datë 26 nëntor 2019.

Gjykata Themelore në Prishtinë, të pandehurin A.M. e kishte shpallur fajtor për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, duke e gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti.

Në procedurën ankimore, sipas ankesës së Prokurorit dhe mbrojtësit të pandehurit Gjykata e Apelit e Kosovës e kishte aprovuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit dhe aktgjykimin e Themelores, e kishte ndryshuar, ashtu që i pandehuri ishte liruar nga akuza për veprën penale për të cilën është shpall fajtor, për shkak se nuk është provuar se e ka kryer atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme