Haga vendos për ankesën e Mladiqit më 18 shkurt

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Gjykatësja e Kolegjit të Apelit të Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, Prisca Matimba Nyambe, ka vendosur sot që më 18 shkurt të mbahet konferenca statusore me rastin e ankesave të Ratko Mladiqit, kriminelit të dënuar të luftës dhe Zyrës së Prokurorisë, është kumtuar sot në Hagë.

Në kumtesë përkujtohet se konferenca statusore e kaluar është mbajtur më 6 nëntor të viti të kaluar. Gjykatësja Nyambe pretendon se i akuzuari ka të drejtë të merr pjesë në punën e konferencës nëpërmes të video – lidhjes nëse dëshiron. Aktgjykimi për Mlladiqin është shpallur para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavi më 22 nëntor 2017 dhe ai atëherë është dënuar me burgim të përjetshëm, përcjell Insajderi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme