Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 15:06 | Nga

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpall konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2017/2018.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 06.09.2017 deri më datën 14.09.2017.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar në Facebook, Qendra e Studenteve-Prishtinë.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

Mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme