Haradinaj fajëson bashkësinë ndërkombëtare: Çudi si i ka mbyllur sytë ndaj masakrave në Kosovë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka fajësuar bashkësinë ndërkombëtare, ku sipas tij, ka mbyllur sytë ndaj masakrave që janë kryer në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai në 20-vjetorin e masakrës së Lybeniqit, tha se ky vend është i vogël por ka traditë dhe dashuri për liri. Haradinaj shtoi se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.

“Lybeniqi është prej plagëve të para të Kosovës. Më 1 prill 1999 shkoi edhe njëherë dora vrasëse e Serbisë ku vrau mijëra civilë. Lybeniqi është vend i vogël por ka traditë dhe janë liridashës por lufta i gostiti në masë të madhe përpos martirëve plaga e të pagjeturve vazhdon me jetuar me familjet e tyre. Është për çudi që edhe bashkësia ndërkombëtare i ka mbyllë sytë para këtyre masakrave. Nuk do ndalemi me kërkuar drejtësi dhe të drejtën tonë me vendosë se si na takon.. Kemi mbrri me iu përgjigj në një mënyrë korrekte kategorisë së lirisë në tërësi”, tha Haradinaj.

Në emër të fshatit Lybeniq foli Besnik Puskaj. Ai tha se familjarët ende nuk kanë marrë përgjigje për krimet që ishin kryer në atë anë dhe se asnjë nga kryerësit e këtyre veprave nuk ishin dënuar.

“Sot përkujtojmë 20 vjetorin e masakrës së fshatit Lybeniq ku ushtria serbe vranë dhe masakruan 74 persona të fshatit Lubeniq. Për disa nga familjarët e të vrarëve dhimbja është akoma më e madhe për shkak që trupat e 13 të vrarëve janë ende të pagjetur. Pas gjithë këtyre viteve shumë nga pyetjet tonë nuk morën përgjigje  dhe askush nga kriminelët serb nuk është dënuar”, u shpreh Puskaj, raporton Ekonomia Online.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Akademia Përkujtimore kushtuar masakrës së Lubeniqit. Marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Monday, April 1, 2019

Të ngjashme