Haradinaj kujton heroin Halit Cokaj: Kur po merrte epilog lufta jonë për liri, ai u vërsul tankseve armike deri në vetëflijim

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj kujtoi sot kohën e luftës ku radhëve të UÇK-së iu bashkuan shumë trima nga Shqipëria.

Njëri ndër ata që iu bashkua luftës së UÇK-së ishte Halit Coka i cili ra heroikisht në betejë kundër forcave barbare serbe. 

‘Radhëve të UÇK-së iu bashkuan shumë trima të zotë nga Shqipëria. Njëri nga ta ishte edhe Halit Coka, nga një familje e nderuar nga Kukësi, i cili ra heroikisht në betejë kundër forcave barbare. Kur po merrte epilog lufta jonë për liri, ishte pikërisht Haliti që doli nga pozicionet tona dhe ju vërsul tankseve armike deri në vetëflijim. Vepra e tij e shenjtë do të kujtohet e nderohet përjetë e mot’, kishte shkruar Haradinaj në Facebook-un e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme