Haradinaj marrëveshje me Ahmetin, “Prishtina e Re” do të jetësohet shpejt

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 12:16 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi lidhur me projektin “Prishtina e Re” që pritet të jetësohet së shpejti, raporton EkonomiaOnline.

Ky projekt parasheh që Presidenca dhe Qeveria të bartën në Hajvali.

Ahmeti tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm për Prishtinën.

“Vitin e kaluar kemi pas një kërkesë të jashtëzakonshme për ndërtime dhe të njëjtën kohë e dimë që është diskutua kalimi i pjesës administrative i qeverisë së Kosovës në Prishtinën e re. Kjo do na mundësojë që objektet qeveritare në aspektin administrativ ti bëjmë në mënyrë shumë më të planifikuara. Atje mendojmë të jenë objektet e qeverisë por edhe presidencës. Jemi zotua që tash e tutje çdo hap do e bëjmë bashkë dhe çdo gjë do jetë më mënyrë transparente”, tha Ahmeti.

Ndërsa kryeministri Haradinaj tha se ky është projekti më i madh zhvillimor.

“Pas ligjit për kryeqytetin ne e kemi vazhdua me bashkëpunim me kryetarin Ahmeti me disa tema që kanë të bien me infrastrukturën me kërkesa direke, si pallati i rinisë dhe salla koncertale që për një pjesë të tyre edhe ne si qeveri kemi një pjesë të përgjegjësisë. Pas 20 vjetëve projekti i Prishtinës së re po merr jetë. Ky është një projekt më i madhi zhvillimor në interes për qytetarët e kryeqytetin. Kam dëshirë qa brezi i ri i politikbërësve të mbahet mend edhe për vepra të tilla”, tha Haradinaj.

Qeveria këtë vit, zonën ku do të zhvillohet “Prishtina e Re” e ka shpallur zonë të veçantë.

Të ngjashme