Haradinaj mirëpret idenë e Bekë Berishës për shpalljen hero të Selman Kadrisë

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur idenë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, që  t’i propozohet presidentit Hashim Thaçi për shpalljen hero të Kosovës, Selman Kadri Hasanajn.

Në shkrimin e bërë në Facebook, kryeministri Haradinaj ka shkruar se Selman Kadria (1906 – 1938) ishte veprimtar i çështjes shqiptare dhe kryengritës kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia.

Dhe se me dekorimin e tij do të vlerësohet një figurë emblematike e lëvizjes shqiptare për liri kombëtare.

“E mirëprita idenë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, që t’i propozohet Presidentit për shpalljen Hero të Kosovës, Selman Kadri Hasanajn. Selman Kadria (1906 – 1938) ishte veprimtar i çështjes shqiptare dhe kryengritës kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia Mbretërore dhe me dekorimin e tij do të vlerësohet një figurë emblematike e lëvizjes shqiptare për liri kombëtare” ka shruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme